E ka thene shpeshhere dhe e perserit serish sa here qe ia kerkojne. Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armando Duka edhe diten e sotme ka thene te njejten gje.

Gjate nje interviste dhene prezantuesit Ardit Gjebrea gjate “E diela shqiptare”, pikerisht nga ambjentet e “Air Albania Stadium”, numri 1 i futbollit shqiptar kur eshte pyetur prej tij se per cilen skuader ben tifo ne Shqiperi, eshte pergjigjur:

“E kam thene edhe me perpara. Jam tifoz, ose me mire te themi, simpatizant i ekipit te Vllaznise”.

Nje simpati qe per Duken ka lindur para 20 vitesh, periudhe kur Vllaznia drejtohej nga ish- presidenti Myftar Çela, nje mik i ngushte i tij.

Dhe fakti qe ata shpeshhere ishin ne tribunat e stadiumeve sebashku per te ndjekur Vllaznine, ka bere qe Armando Duka te krijoje simpati per kete skuader qe ne ato vite ishte ne majen e futbollit shqiptar.

Te mos harrojme se ka qene pikerisht klubi shkodran qe e “nxorri ne skene” kete kandidature per postin e presidentit te FSHF-se dhe loboi per zgjedhjen e tij ne kete post ne vitin 2002.
© shkodrasport.com