Sot jane luajtur ndeshjet e javes se 16-te te Superliges dhe Vllaznia nuk ka arritur te marre qofte edhe nje pike ndaj Partizanit duke e mbyllur vitin 2017 ne kuoten e 15 pikeve, ne vendin e parafundit ne renditje. Nje pozicionim i tille padyshim qe ka zhgenjyer jo vetem tifozet e kesaj skuadre por edhe vete drejtuesit e klubit. Ndonese u mendua nje ecuri me e mire sivjet, nuk ndodhi keshtu.

Madje bazuar ne statistikat, ecuria e deritanishme nuk mund te krahasohet as me ate te vjetshmen kur siç dihet, Vllaznia shpetoi nga renia vetem ne ndeshjen e fundit. Nje vit me pare, pas 16 javesh kampionat, kuqeblute kishin grumbulluar 19 pike ndersa sivjet vetem 15. Kater me pak. Vazhdimi i kampionatit padyshim qe do te konsiderohet i veshtire per skuadren shkodrane dhe nese ajo nuk e merr seriozisht merkaton e janarit, ajo mund te rrezikoje seriozisht edhe renien nga Superliga.