Mërgim Mavraj dhe Migjen Basha kanë qenë protagonistë në ndeshjen e sotme të skuadrës së Aris në fushën e Atromitos, por fatkeqësisht në fund kanë parë se si ekipi i tyre ka dalë i humbur nga fusha e lojës pas nëj dnehsje që është mbyllur në mënyrë të papritur.

Në një duel shumë të nervozuar, Aris e pa vetën në disavantazh në pjesën e parë ku nuk munguan shkelmat dhe tensioni në fushë, aq sa edhe Basha u ndëshkua me karton të verdhë për një përplasje me Madson të skuadrës kundërshtare.

Në fillimin e pjesës së dytë ishte Mavraj ai që i dha mundësinë skuadrës së tij që të barazonte shifrat. Mbrojtësi shqiptar fitoi një penallti pasi e rrëzuan në zonën kundërshtare.