Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORETalenti i Vllaznisë protagonist te moshat, sulmuesi i shënon dopietë Tiranës

Talenti i Vllaznisë protagonist te moshat, sulmuesi i shënon dopietë Tiranës

Vllaznia U-21, e drejtuar nga anglezi Dean Sibson, ka arritur të fitojë me shifrat 3-0 në ndeshjen e djeshme ndaj Tiranës, që u zhvillua në fushën e kompleksit “Zmijani”.

Gjithçka është zgjidhur që në pjesën e parë dhe protagonist absolut është bërë sulmuesi Mehdi Çoba, i cili është pjesë e ekipit të parë të Vllaznisë. Ai ka shënuar dy gola, ndërsa një herë realizoi sulmuesi tjetër, Joald Ivziku.

Trajneri Sibson aktivizoi nga lojtarët e ekipit të parë edhe portierin Qarri, mbrojtësit Paloka dhe Shimaj, mesfushorin Hoxha, si dhe brazilianin Uellington Gustavo, i cili ende nuk ka debutuar me Vllazninë në Superiore.

Kujtojmë që U-21 kryeson kampionatin teksa i ka bere nje nisje te mire atij me tre fitore dhe nje barazim te arritur ne kater javet e para dhe duke grumbulluar 10 pike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments