Tashmë është çdo gjë zyrtare, Palermo u dënua dhe do të jetë pjesë e Serisë C, sezonin e ardhshëm.

Ky ishte vendimi i Gjykatës Federale Kombëtare (FIGC), e cila ka hedhur poshtë çdo kontestim të Palemros dhe përfaqësuesve të saj. Dënimi ekzakt është vendi i fundit në Serinë B dhe rrjedhimisht rënia në C.

Shkak është bërë falsifikimi i dokumentave financiare, në periudhën 2014-2017 nga krerët e klubit siçilian duke nisur nga ish-presidenti Mauricio Zamparini.

Siç raporton “Il Gornale di Sicilia”, klubi do të ketë 48 orë kohë të apelojë vendimin në Gjykatën e Apelit, e cila do të vendosë brenda 10 ditëve. Do të jetë shumë e vështirë që të ndërmerret një lehtësim i dënimit.

Ndërkohë krerët e klubit dhe studioja ligjore pretendojnë t’i zbresin ekipit vetëm 15 pikë.