Koronavirusi ka pezulluar futbolli pothuajse në të gjithë botën dhe të pakta janë kampionatet ku luhet ende.default

Akoma nuk është vendosur se çfarë do të ndodhë me kampionatet, teksa hipotezat janë që të nisë në qershor dhe të vazhdojë gjatë verës. Megjithatë tashmë në Belgjikë është vendosur dhe kampionati do të mbyllet përfundimisht.

Drejtuesit e Jupiler Pro Ligë kanë vendosur që kampionati të mbyllet këtu dhe tashmë pritet të miratohet vetëm nga Asambleja e Përgjithshme. Në këtë situatë, Klub Bryzh do të fitojë titullin kampion.

Kësisoj kampionati në Belgjikë pritet të mbyllet vetëm me 29 javë të luajtura. Nuk dihet ende se si do të veprohet me dy ekipet e fundit në tabelën e renditjes, por gjasat janë që të mbeten në elitë, duke shtuar numrin e skuadrave që do të luajnë në edicionin e ri.

Renditja në Superligën e Belgjikës:

1. Brugge Club 70 pikë

2. KAA Gent 55

3. Charleroi 54

4. Antwerp 53

5. Standard 49

6. KV Mechelen 44

7. KRC Genk 44

8. Anderlecht 43

9. Zulte Ëaregem 36

10. Excel Mouscron 36

11. KV Kortrijk 33

12. STVV 33

13. KAS Eupen 30

14. Brigada Cercle 23

15. KV Oostende 22

16. Ëaasland-Beveren 2