Çiklistët të gjithë ekipeve të vendit do të jenë këtë fundjavë në një tjetër aktivitet që zhvillohet nga Federata përkatëse. Ajo, në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë dhe Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, do të organizojë kupën me emrin “Muhamerr Hameti”, këtij emri të shquar të këtij sporti në Vlorë e më gjerë. Kjo kupë do të zhvillohet ditën e dielë dhe do të ketë itinerarin Vlorë- Skelë- Vlorë, 20 xhiro. Çiklistët e Vllaznisë kanë nisur përgatitjet për këtë kupë prej ditësh, konkretisht menjëherë pas përfundimit të kupës që u zhvillua në Shkodër me emrin e Brahim Sykës.


Ata padyshim që do të kërkojnë fitoren edhe në këtë aktivitet të rradhës sepse forma sportive që gëzojnë është shumë e mirë. Kujtojmë këtu që kupa e së dielës në Vlorë, është aktiviteti i katërt që zhvillohet këtë vit nga Federata Shqiptare e Çiklizmit. Në tre të parët, kanë triumfuar çiklistët e Vllaznisë, si në “trofeun e Kalave” që u zhvillua në Tiranë, në kupën “26 marsi” në Kavajë dhe në kupën “Brahim Syka” në Shkodër. Interesant është fakti se në podiumet e këtyre garave, çiklistët shkodranë janë ngjitur 9 herë nga 12 vendet që janë nderuar me kupa e diploma nga Federata. Kështu pritet të ndodhë edhe këtë herë.

 

© shkodrasport.com