Javen e ardhshme ne Angli do te zhvillohet nje ndeshje miqesore shume interesante ne mes ekipeve kombetare te 15 vjeçareve te Anglise dhe Irlandes.

Tek kjo e fundit siç dihet luajne dhe tre futbolliste shkodrane, pikerisht Kevin Zefi, Justin Ferizaj dhe Rocco Vata. Nga sa behet e ditur, Federata Irlandeze e Futbollit ka bere tashme edhe perzgjedhjen e 16 lojtareve qe do te udhetojne javen e ardhshme drejt Londres ku do te luajne me 15 dhjetor ora 12.00 miqesore me kombetaren e ketij vendi per kete grupmoshe.

Te pakten nga ftesat qe jane shperndare dhe qe “Shkodra Sport” ka mesuar, dy prej shkodraneve tashme jane ftuar per kete miqesore luksi. Behet fjale per Kevin Zefin dhe Justin Ferizajn.

Nderkohe ende nuk ka informacion nese eshte ftuar edhe djali i ish- kapitenit te kombetares Rudi Vata, Rocco i cili ka vetem pak kohe qe eshte bere pjese e kesaj kombetareje.
www.shkodrasport.com