Erzeni luan me Vllazninë në fundjavë, ndërsa shijakaksit duan që ta fitojnë ndeshjen për prestigj por edhe për tifozët e tyre të zjarrtë. Orjan Xhemalaj, një nga pikat e forta dhe lideri i mesfushës së Erzenit në vitet e fundit, në një prononcim për “Vipsport.al”, ka pohuar:

“E kemi vlerësuar ndeshjen e radhës. Vllaznia thuajse e ka siguruar Superioren, ndërsa tashmë kërkon vetëm anën matematikore për të zyrtarizuar rikthimin në elitë. Por, ne do të hyjmë në fushën e lojës dhe ta fitojmë ndeshjen, – tha Xhemalaj.

“Këtë sezon skuadra ka pasur oscilacione dhe kjo është e vërtetë, por dihet se kush është Vllaznia dhe forca që ajo ka, pa thënë se ka një përbërje me thuajse 80% të lojtarëve që ka pasur pjesë edhe në Superiore vitin e shkuar. Megjithatë, këtë ndeshje unë kam besim se do ta fitojë Erzeni”.

Shijakasit kanë mundësi që t’u realizojnë një dëshirë të këtij sezoni ultrasve të tyre, fitimin e ndeshjes dhe marrjen e 3 pikëve. “Duhet që ta fitojmë ndeshjen edhe për tifozët tanë. Na kanë mbështetur shumë dhe unë personalisht u jam mirënjohës”, – tha Xhemalaj.