Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETe Erzeni 'vendosin' tifozët, shijakasit rikthejnë kapitenin një javë para ndeshjes me...

Te Erzeni ‘vendosin’ tifozët, shijakasit rikthejnë kapitenin një javë para ndeshjes me Vllazninë

Rejnaldo Troplini është rikthyer sërish te klubi i Erzenit, vetëm një ditë pas bërjes publike të lajmit që shijakasit kishin larguar kapitenin. Tifozeria shijakase reagoi ashpër ndaj vendimit të klubit dhe kërkuar rikthimin e kapitenit të tyre.

Kjo ka ndikuar disi te drejtuesit e Erzenit, të cilët bënë prapaktheu duke rikthyer Troplinin në “shtëpi” edhe për sezonin 2022-2023, në Superiore. Pavarësisht se pasi u publikua largimi i tij nga skuadra e Shijakut, Troplini mori oferta nga disa klube, futbollisti ka zgjedhur rikthimin te shijakasit.

Ne kete menyre, amullia tek kundershtari i pare i Vllaznise ne kampionatin e ri, vazhdon ndonese ka mbetur edhe vetem nje jave nga kjo perballje dhe ne Shijak nuk e kane te qarte se me cilet lojtare do te dalin ne fushe.

Erzeni zhvilloi pasditen e sotme nje test kontrolli ndaj ekipit te Laçit, te cilin e humbi me rezultatin 0-2, duke konfirmuar edhe njehere faktin se ne sezonin e ri do te hase shume probleme dhe do ta kete te veshtire te qendroje ne Superlige.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments