Victor Da Silva pritej të ishte një nga goditjet e Partizanit në këtë merkato vere. Fillimisht në media u tha se është arritur akordi me sulmuesin, por më vonë u raportua se kryeqytetasit nuk donin të nxitonin prej gjendjes së tij fizike.

Së fundmi, ish-sulmuesi i Vllaznisë ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet në një pub në Europë.

Ai duket i lumtur ndërsa para tij kërcen një vajzë. Pikërisht për bukuroshen në fjalë, braziliani shkruan: “Shijoni atmosferën prej saj”.

Tashmë interesi është i madh për të mësuar nëse ai do të vijë në Tiranë apo drejtuesit e kuq e kanë nxjerrë jashte planeve duke parë për futbollist tjetër./newsport/