Pak ditë pasi fitoi titullin kampion të Shqipërisë në volejboll për të reja, skuadra e Vllaznisë fitoi sot edhe Kupën Rinia, aktivitet organizuar nga Federata Shqiptare e Volejbollit. Ky turne u zhvillua për dy ditë me radhë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet me pjesëmarrjen e 4 ekipeve më të mira për të reja. Një turne me rivalitet dhe emocione, pasi skuadrat treguan sërish ndeshje me nivel të lartë. Në finalen e luajtur sot, Vllaznia fitoi 3-1 ndaj Skënderbeut, duke ngritur lart trofeun.

Në këtë mënyrë, skuadra shkodrane e drejtuar nga trajneri Adrian Mikopli fiton një tjetër trofe duke konfirmuar edhe njëherë faktin se për momentin është skuadra më e mirë e volejbollit shqiptar të të rejave
Kupa Rinia – Gjysmëfinale vajza
Vllaznia – Tirana, 3-2 (17-25, 24-26, 25-18, 29-27, 15-10)
Skënderbeu – Teuta, 3-1 (11-25, 25-22, 25-11, 25-23)

Kupa Rinia – Finale vajza
Vllaznia – Skënderbeu, 3-1 (25-21, 25-18, 20-25, 25-16)