Vllaznia ka nisur pasditen e sotme pergatitjet per ndeshjet europiane dhe ne fushe kane qene 24 pjestare te kuqebluve nderkohe qe bashke me ta kane qene edhe te gjithe pjestaret e stafit teknik qe mbyllen sezonin e kaluar duke filluar nga Josa, Miloti, Lekiqi, Tzokov apo dhe video- analisti Tugu.

Risia e kesaj seance ka qene padyshim prania e Vioresin Sinanit. Emblema e klubit shkodran siç eshte bere e ditur, prej disa ditesh eshte emeruar si krahu i djathte i trajnerit Josa ne stafin e Vllaznise.

Prania e tij ne stervitje padyshim qe do te jete nje motiv me shume per te gjithe futbollistet per te mesuar prej tij sepse kemi te bejme me golashenuesin me te mire ne gjithe historine e kampionateve shqiptare.

Sidomos sulmuesit Aralica, Kaina e Çoba duhet t’ia degjojne fjalen ashtu siç ka mundesi qe vete Sinani t’i kushtoje me shume vemendje punes me keto lojtare sepse sezonin e kaluar konkludimi ka qene nje nga pikat me te dobeta te kuqebluve.

Por duhet thene se detyra e zevendestrajnerit nuk eshte per te paren here per Sinanin. Kujtojme qe ai e pat ushtruar nje detyre te tille edhe para plot 10 vitesh, ne kohen kur skuadra drejtohej nga Rudi Vata./SHKODRA-SPORT.COM/