Fakti që Vllaznia nuk ka zyrtarizuar ende asnjë afrim apo largim, e ka një arsye. Burime në klub tregojnë për “Panorama Sport” se edhe largimet janë të kushtëzuara nga afrimet që do të sigurohen nga klubi në këtë moment, në një kohë që merkatoja mbyllet në 31 janar dhe njëkohësisht skuadra do të jetë e angazhuar edhe në kampionat.
Drejtuesit e kishin menduar më të lehtë zgjidhjen e marrëveshjeve me lojtarët që nuk janë në plane, ku mes tyre ishin Aralica dhe Heriç, por gjërat kanë mbetur pezull. Edhe Kaina mund të largohej, por pati një ndryshim plani, pasi ende nuk është gjetur një sulmues që do t’u hapte rrugën largimeve.
E njejta gje edhe per Vulaj qe siç dihet nuk pelqehet nga trajneri Josa, por vete lojtari sonte ne nje prononcim ekskluziv per “Shkodra Sport” deklaroi se eshte nen kontrate me Vllaznine, por la te kuptohej se ndonje mundesi huazimi edhe mund ta merrte ne konsiderate.
Kjo situate ka bere qe per momentin askush te mos e kete te qarte se kush lojtar do te afrohet dhe kush do te largohet. Pikerisht nisur nga kjo situate, trajneri Josa eshte duke i bere planet me kontigjentin aktual te lojtareve.
Ai nuk ka kohe per te humbur sepse 13 janari i perballjes me Partizanin eshte ne prag dhe si rrjedhoje duhet pergatitur ashtu si duhet kjo ndeshje ku padyshim qe do te kerkohet rezultat pozitiv./SHKODRA-SPORT.COM/