Vllaznia do të jetë e penalizuar ndaj Tiranës, pasi do t’i mungojë një nga pikat më të forta, kapiteni Erdenis Gurishta, i pezulluar nga kartonët.

Për këtë arsye trajneri Brdariç do të bëjë lëvizje në formacion, por lajm i mirë është rikthimi i mesfushorit Krymi.

Dy pritet të jenë lëvizjet nga takimi i fundit. Fangaj mund të zërë vendin e kapitenit në të djathtë të mbrojtjes. Me rikthimin e Krymit, Gjorgjeviç dhe Da Silva luftojnë për një vend.

9 titullarët e tjerë pritet të jenë ata që luajtën me Kukësin. Zogoviç në portë. Kruja, Adili, Dianje dhe Hakaj në mbrojtje. Jonuzi, Heriç në mesfushë. Latifi dhe njëri mes Da Silvës dhe Gjurgjeviçit në mbështetje të qendërsulmuesit Aralica.