Toni Kros ka zbuluar se tek Real Madridi e kanë shijuar humbjen turpëruese të Barcelonës 8-2 nga Bajern Mynihu.

Mesfushori gjerman tregoi se çfarë përmbante grupi në “Whatssapp” i lojtarëve të Real Madridit.

“Nuk mund të tregoj gjithçka se çfarë u tha, por mund ta imagjinosh se nuk kishte keqardhje. Kishte festime dashakeqase”, tha Kros për “Einfach mal Luppen podcast”.

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kros e ka pranuar se ka festuar edhe kur Barcelona u eliminua nga Roma në Champions para disa sezoneve.