Veleçiku e ka mbyllur vitin 2020 me tre rezultate pozitive ne tre ndeshjet e fundit dhe kjo ka bere qe shpresat per arritjen e objektivit te shtohen edhe me shume. Megjithate gara pritet te jete shume e forte dhe kjo padyshim qe kerkon edhe nje skuader me te forte.
Kete e kane parasysh edhe drejtuesit e klubit, per te cilet eshte e domosdosshme nderhyrja ne merkato dhe kete gje e ka konfirmuar per mediat edhe drejtori teknik i Veleçikut Nuri Rexha qe eshte shprehur:
“Padyshim që do të jemi aktiv në merkaton e janarit ku po shikojmë për ndonjë lojtar cilësor. Mund të marrim ndonjë sulmues, mesfushor organizator, apo edhe në sektorë të tjerë të formacionit ku do të shikohet edhe më e arsyeshme që skuadra ka nevojë.
Me punën e mirë që është bërë deri më tani, si dhe me përforcimet e pritshme në janar, kam bindjen e plotë se Veleçiku do të mbijetojë patjetër në kategorinë e parë.”, nënvizon zyrtari i klubit koplikas, Rexha.
Në mbyllje, ish futbollisti i njohur koplikas që në karrieren e tij sportive ka luajtur edhe për skuadra të tjera shqiptare, madje edhe në Superiore, flet edhe për infrastrukturën sportive, duke dhënë lajme të mira për ndërtimin e stadiumit si dhe të fushave stervitore në qytetin e Koplikut.
“Për vitin e ardhshëm besoj se fillon ndërtimi i stadiumit, projekti i të cilit është prezantuar prej kohësh nga kryebashkiaku Tonin Marinaj si dhe është miratuar nga strukturat përkatëse shtetërore të qeverisë shqiptare.
Por, krahas kësaj do të ndërtojmë edhe një terren tjetër për stervitje, jam i bindur se këto do të konkretizohen shumë shpejt.”, përfundon drejtori teknik i KF Veleçiku Nuri Rexhaj.