Vllaznia dhe Skënderbeu përballen sot për javën e 13-të të Superligës. Sfida e “Loro Boriçi” merr jetë në 16:45, me dy skuadrat që janë në pozita krejt të kundërta në renditje.

Trajneri i miqve, Migen Memelli pritet të luajë me skemën 3-5-2, duke ngjeshur mesin e fushës, teksa ky modul i lejon korçarët që të kalojnë me pesë në mbrojte.

Meksi dhe Zguro do duhet të jenë dy pistona nga krahët, për të shpresuar te fantazia e Berishës dhe Marës. Kundërsulmi, ky duket se do jetë çelësi i korçarëve për të dëmtuar kuqeblutë e Brdaric.

Formacioni i mundshëm:

Skënderbeu (3-5-2): Rexhepi, Vitija, Randy, Sadriu, Meksi, Victor, Moraes, Mara, Zguro, Berisha, Mensah