Ndonese ende ka arome feste kudo neper Shqiperi dhe natyrisht edhe ne Shkoder, futbollistet e Vllaznise kane vendosur te zbresin ne fushen e stervitjes.

Paraditen e sotme, futbollistet shkodrane kane zbritur ne fushen sportive te Golemit, aty ku i zhvillojne zakonisht seancat stervitore dhe nen drejtimin e zevendestrajnerit Safet Osja kane zhvilluar seancen e zakonshme, njekohesisht te paren e ketij viti.

Neser do te bejne te njejten gje dhe po ashtu edhe te shtunen nderkohe qe te dielen eshte lene qe te grumbullohet i gjithe ekipi bashke edhe me trajnerin Jonuz dhe futbollistet e tjere dhe te nisin periudhen pergatitore ne prag te startit te gjysmes se dyte te sezonit.

Nderkohe nga java e ardhshme pritet qe Vllaznia te largohet per nje periudhe dyjavore jashte vendit teksa vendi i zgjedhur duket se eshte Ohri i Maqedonise se Veriut.

Atje pritet te zhvillojne edhe 2-3 ndeshje miqesore qe do ta ndihmojne stafin teknik qe te beje skuadren gati per ndeshjen e pare te ketij viti, ate qe do te luje ndaj Flamurtarit me 22 janar ne stadiumin “Loro Boriçi”.
www.shkodrasport.com