Thursday, February 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETension te Dinamo, Bernard Berisha 'shpërthen' pas derbit me Tiranën

Tension te Dinamo, Bernard Berisha ‘shpërthen’ pas derbit me Tiranën

Dinamo fitoi në fushë ndaj Tiranës, por jashtë saj plasën “fishekzjarrët”. Menjëherë pas përfundimit të derbit të Kupës në stadiumin “Selman Stërmasi”, Bernard Berisha u kthye në protagonist absolut të një incidenti që ka tronditur ambientin blu.

Sulmuesi, i ardhur me shumë bujë gjatë merkatos së verës, doli i irrituar nga dhomat e zhveshjeve dhe në korridor u përball me presidentin Adrian Bardhi dhe drejtorin sportiv Ermal Barushi. Ajo që nisi si një bisedë, shumë shpejt u ndez, me tonet që u rritën ndjeshëm.

I tërbuar nga situata, Berisha përplasi në mënyrë demonstrative çantën e tij dhe u largua duke bërtitur, ndërsa pas tij u vu menjëherë drejtori Barushi. Momente tensioni që alarmuan edhe policinë e pranishme në stadium, me uniformat blu që u afruan duke menduar se mund të kishte një përshkallëzim të përplasjes.

Në fund, futbollisti u largua nga impianti, ndërsa drejtuesit u rikthyen në dhomat e zhveshjeve. Presidenti Bardhi qëndroi për disa minuta me skuadrën, përpara se të linte stadiumin.

Një episod i rëndë që rrezikon të njollosë festën e fitores së parë në derbi. Sipas burimeve të pakonfirmuara, në qendër të shpërthimit të Berishës ka qenë pakënaqësia për mosaktivizimin ndaj Tiranës.

Te Dinamo tashmë priten zhvillime…

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments