Tërbuni ka zyrtarizuar afrimin më të ri në skuadër. Kështu, ekipi pukjan ka arritur marrëveshjen me sulmuesin 25-vjeçar, Albi Xhabrahimi, duke firmosur me të për dy vite.

Për Xhabrahimin është një rikthim në Pukë, pasi ka luajtur për këtë ekip një sezon në vitin 2016-2017.

Edicionin e kaluar, sulmuesi ishte pjesë e Erzenit, teksa së fundmi është larguar nga shijakasit dhe është rikthyer tashmë edhe njëherë tjetër tek Tërbuni.

Xhabrahimi, përveç Tërbunit dhe Erzenit, më parë në karrierën e tij, ka luajtur edhe për Dinamon, Ilirinë dhe Korabin, teksa në total me këto ekipe, ka arritur të shënojë 31-gola.

Maringlen ZHIVANI