Ditën e sotme, Tërbuni ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Shkumbinit. Pukjanët kanë mundur në shtëpi Shkumbinin 1-2.
Ka ndodhur kështu në një ndeshje, ku gjithçka është vendosur pak minuta para fundit nga miqtë, me rezultatin që u duk se po mbyllej në barazim, teksa kanë qenë golat e Mezinit dhe Peqinit që i dhuruan Tërbunit këtë fitore me Shkumbinin
Ndeshja ka nisur mirë për ekipin pukjan, teksa kishte disa raste për të shënuar, por që ka zhbllokuar rezultatin vetëm në fund të pjesës së parë me Mezinin.
Në pjesën e dytë, Shkumbini barazon rezultatin me Osmën. Ndërkohë që, në minutën e 73-të, Ruqi mori kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Tërbunin me 10 lojtarë.
Megjithatë, kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, në minutën e 79-të, sulmuesi i Tërbunit, Peqini, shënon golin e dytë, duke bërë që e gjitha ndeshja të mbyllej me rezultatin 1-2 për Tërbunin. Kështu pas kësaj ndeshjeje, ekipi pukjan renditet në vendin e pestë me 31 pikë.
Maringlen ZHIVANI