Terbuni i Pukes e ka nisur me barazim kampionatin e kategorise se dyte ku do te marre pjese sivjet. Pasditen e sotme ai ka barazuar 1-1 ne transferte ndaj ekipit te Gramshit.

Takimi ne fakt ka nisur mire per pukjanet qe ne kete sezon drejtohen nga trajneri Altin Xhahysa. Ne minuten e 12-te ka qene futbollisti egjiptian Mohamed qe i ka kaluar ne avantazh ata dhe u duk se pjesa e pare do te mbyllej me kete avantazh.

Por ne fakt nuk do te ndodhte keshtu sepse ne minuten e pare shtese te kesaj pjese, do te shenonte braziliani Brisida Do Nascimento dhe ne kete menyre ky 45 minutesh do te mbyllej me shifrat e barabarta 1-1.

Ne pjesen e dyte, pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve nuk do te kishte gol tjeter dhe kesisoj te dy ekipet kane ndare nga nje pike ne kete ndeshje te pare te kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/

GRAMSHI- TËRBUNI 1-1

Golat: Brisida Do Nascimento ’45+1/ Mohamed ’12

TERBUNI: Shkoza, A. Hoxhaj, Troshani, Bizi, Xhakaj, Bushaj, Temja, Mohamed, R.Xhahysa, Laçeja, Kaçubela. Trajner: Altin Xhahysa. U aktivizuan edhe Filipi, Gjini e Lani.