Humbja e fundit ndaj Tomorit i ka kushtuar vendin ne pankinen e Terbunit trajnerit Alert Alcani. Drejtuesit e klubit dhe presidenti Gjon Gjonaj te pakenaqur nga ecuria e ekipit gjate ketij kampionati, kane vendosur qe ta shkarkojne ate.

Ne fakt, nga sa mesohet kane qene rezultatet e dobeta dhe renia ne vendet e renditjes ne ndeshjet e fundit qe kane bere qe drejtuesit e Bashkise Puke dhe kryetari Gjon Gjonaj te marrin kete vendim drastik. Me poshte, mund te lexoni edhe deklaraten e KF Terbunit ne lidhje me shkarkimin e trajnerit Alert Alcani dhe njekohesisht per emerimin e trajnerit te ri te kesaj skuadre qe eshte Ramadan Ndreu.

/Maringlen ZHIVANI/

NJOFTIMI I TËRBUNIT

Klub Futboll TËRBUNI PUKË njofton të gjithë tifozët pukjanë se ka arritur marrëveshjen me trajnerin e mirënjohur Ramadan Ndreu për të drejtuar ekipin deri në fund të sezonit me opsion rinovimi të kontratës dhe për një sezon tjetër nëse ekipi arrin objektivat e caktuar!

Trajneri Ndreu ka një karrierë të pasur në trajningun e vendit tonë si në Kategorinë e Parë me ekipin e Kastriotit të Krujës por edhe në Superligë me ekipe si Kamza, Kukësi, Kastrioti dhe Laçi!