Trajneri krutan Ramadan Ndreu ka vendosur te marre persiper detyren e re ne krye te pankines se Terbunit ne Kategorine e Pare te futbollit shqiptar. Menjehere pas shkarkimit te trajnerit Alert Alcani, Terbuni ka zyrtarizuar Ramadan Ndreun si trajnerin e ri te skuadres.

Keshtu, ai pason ne kete post ish-trajnerin tjeter Alcani, i larguar diten e sotme nga Terbuni. 56-vjecari Ndreu nuk ka qene asnjehere me pare ne Puke per te drejtuar, teksa kjo do te jete aventura e tij e pare tek Terbuni.

Ne periudha te ndryshme, ai ka drejtuar si trajner dhe drejtor teknik ekipe me emer ne Superiore dhe ne Kategorine e Pare, sic jane Kastrioti, Kukesi, Mamurrasi, Laci dhe Kamza.

Pra me pak fjale, eshte nje njeri qe e di shume mire se cfare duhet te beje me Terbunin ne keto pozita qe ajo ndodhet dhe mbetet per t’u pare me interes se si do te shkoje kjo aventure e tij e pare ne Puke. /Maringlen ZHIVANI/