...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETetova pas fitores me Vllazninë: Egnatia ishte superiore në çdo drejtim ndaj...

Tetova pas fitores me Vllazninë: Egnatia ishte superiore në çdo drejtim ndaj shkodranëve

Egnatia arriti një fitore fantastike përballë Vllaznisë me rezultatin 3-0 në Rrogozhinë. Në një prononcim për “Oversport”, tekniku i rrogozhinasve, Edlir Tetova, u shpreh i lumtur për këtë tre pikësh me këtë rezultat.

“Nuk e kishim llogaritur 3-0, por është fitorja e parë dhe na kënaqi pamasë.Kishim marrë masat e duhura. Kishim bërë që 3 sulmuesit të ishin më afër dhe të provonin kundërsulmin, gjë që arrit shumë mirë.

Nuk di të përgjigjem për Vllazninë. Ne ishim gjatë gjithë ndeshjes në ekuilibër. Vllaznia nuk kishte asnjë rast shënimi. Treguam që ishim superior në çdo aspekt.

Ne i përgatisim ndeshjet për tre pikët. Me 3-0 na gëzon shumë. Nuk e kishim llogaritur, por tre pikët janë njësoj si 1-0, 2-0, 3-0.

Mendoj që duhet të kemi më shumë rritje loje. Më shumë prekje topi, sidomos nga mesfusha. Nëse ka përmirësim duhet të shohim ndeshje pas ndeshje se kush do të jetë Egnatia në fund të sezonit”, u shpreh Tetova.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.