Është mbyllur në barazim pagola akti i parë gjysmëfinal mes Kukësit dhe Teutës së zhvilluar në “Elbasan Arena”. Pavarësisht tentativave të shumta, të dyja skuadrat nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës.

Një lojë e luftuar më së shumti në mesin e fushës. Nuk munguan as pretendimet për 11-metërsh, ndërkohë që finalisti do të përcaktohet në sfidën e kthimit që do të luhet në “Niko Dovana”.

Vlen të theksohet se durrsakët 3 minutat e fundit i luajtën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Kuro.

Megjithate kjo nuk e pengoi Teuten e Edi Martinit te merrte nje tjeter rezultat pozitiv dhe shume te favorshem per te siguruar kualifikimin ne finale te Kupes se Shqiperise.

FT: KUKËSI – TEUTA 0-0

Mbyllet pjesa e parë.