Në javën e gjashtë të Abissnet Superiore në ndeshjen ndaj Teutës, është momenti kur Vllaznia duhet të tregojë nëse e ka stofin për të qenë një skuadër e denjë për të arritur titullin dhe për të synuar vazhdimësinë.

Kalendari do t’i vendosë përballë skuadrës së “djemve të detit”, të cilët edhe ata nga ana e tyre i kanë bërë një nisje sezonit jo shumë të mirë, me asnjë fitore dhe vetëm tre pikë pas pesë javësh.

As te Vllaznia nuk ka qenë ajo nisje e sezonit e duhura, por në pesë javë, ekipi i drejtuar nga Josa ka marrë tre fitore dhe dy humbje, duke qenë me nëntë pikë. Faza mbrojtëse nuk ka funksionuar aspak mirë, sepse jo më kot Vllaznia ka pësuar gjashtë gola në pesë javë. Poashtu, edhe sulmi duhet përmirësuar me patjetër, në mënyrë që të funksionojë si duhet.

Pas pauzës së aktivitetit të ekipit të Kombëtares, në Abissnet Superiore, Vllaznia nis nga sfida ndaj Teutës, kundër një ekipit ndaj të cilit shkodranët gjithmonë kanë hasur jo pak vështirësi. Megjithatë, ka ardhur momenti që kuqeblutë pak nga pak të tregojnë muskujt tashmë.
Maringlen ZHIVANI