Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETeuta me një dorë te titulli, Vllaznia ëndërron. Skënderbeu shpëton sezonin

Teuta me një dorë te titulli, Vllaznia ëndërron. Skënderbeu shpëton sezonin

Teksa ka mbetur dhe një javë nga fundi i kampionatit, Teuta merr kryesimin e kampionatit në kuotën e 63 pikëve, po aq sa Vllanzia, por favor për durrsakët mbetet golavarazhi +1 gol më shumë së shkodranët.

Në vendin e tretë renditet Partizani në kuotën e 61 pikëve, ndërsa Laçi në vendin e katërt me një pikë më pak.

Renditja në mesin e tabelës nuk ndryshon, teksa Tirana pas barazimit 1-1 me Apoloninë djeg mundësinë për Kupat e Europës duke u renditur në vendin e 5-të në kuotën e 55 pikëve.

Skënderbeu renditen në vendin e 7-të në kuotën e 37 pikëve duke shpëtuar zyrtarisht nga rënia në një kategori më poshtë.

Situatë interesante paraqitet dhe në fundin e tabelës, teksa Kastrioti dhe Bylisi vazhdojnë më diferencën e 1 pike pas barazimit 1-1 në Kamëz.

Renditjen e mbyll Apolonia e cila ka rënë zyrtarisht nga kategoria dhe luan pa objektiva.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments