Vllaznia mori një fitore të madhe ditën e sotme, teksa mposhti minimalisht Partizanin, duke i zbritur këta të fundit në vendin e tretë.

Pas ndeshjes, trajneri i shkodranëve, Tomas Brdariç u shfaq shumë i lumtur, teksa për mikrofonat e “Supersport” tha se i kishin marrë masat mirë për Partizanin.

Ndeshja- Dua të falënderoj ekipin, sepse ajo që arritëm sot, duhet një javë ta kuptojmë se çfarë kemi bërë këtë sezon. I kishim marrë masat për këtë ndeshje. Dua të falënderoj ekipin dhe tifozët që na kanë ndihmuar këtë sezon.

Titulli- Kampionati nuk ka përfunduar. Ne besojmë dhe do të punojmë fort në ditët e ardhshme. Sot do të festojmë për fitoren e arritur.

Kemi bërë një sezon fantastik. Kemi arritur objektivin minimal që është kualifikimi në Europë. Të shpresojmë në një mrekulli dhe do të ishte çmenduri më pas.