Nder 4 ekipet qe kane mbetur ne gare per te fituar titullin kampion te ketij sezoni per grupmoshen U17. dy prej tyre jane te Shkodres dhe ky eshte nje lajm fantastik.

Pas Vllaznise, eshte kualifikuar per me tej edhe KF Shkodra U17. Ajo ka luajtur mesditen e sotme ndaj ekipit “Football Republic” dhe pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve, nuk ka patur gola dhe kesisoj i gjithe takimi eshte mbyllur ne barazim 0-0.

Sipas rregullores se FSHF-se ne rast barazimi mes skuadrave ne ndeshjet play-off, ne turin tjeter shkodran ekipi qe ka qene i renditur me lart ne tabelen e klasifikimit ne perfundim te dy fazeve te para te kampionatit.

KF Shkodra duke qene e renditur e dyta ne grupin A, ka perfituar nga vendi i trete i “Football Republic” ne grupin B dhe kesisoj ekipi i drejtuar nga trajneri Rudi Piraniqi, e sheh veten ne turin gjysmefinal te kampionatit.

Po ashtu, per fat, ne kete tur, Vllaznia dhe KF Shkodra nuk do te perballen me njera- tjetren dhe opsioni i vetem eshte nese dalin ne finale, çka do te ishte diçka vertete e bukur.
www.shkodrasport.com