Shkarkimi i trajnerit Besnik Duli nga pankina e Veleçikut vetem pak ndeshje para fundit te kampionatit, ka bere pershtypje ne ambjentin futbolldashes te Malesise se Madhe sepse me mire se e njeh kete ekip ai, nuk e njeh kush tjeter.

Duli e ka pranuar vendimin e drejtuesve dhe i ka hapur rruge pasardhesit te tij Ardi Rustemaj, por per “Panorama Sport” ka dhene edhe nje deklarate ku duket se thumbon disa nga njerezit qe qendrojne prane kryebashkiakut Marinaj.

“Humbja me Dinamon ishte e papritur, një rezultat negativ pas 6-7 takimesh të bukura. Ndèrprerja e kampionatit na shketërroi punën, ekipi është sot pa 6-7 lojtarë formacioni të dèmtuar.

Nuk justifikehem, edhe kështu nuk u dorëzuam dhe luajtëm me gjithë kapacitetet tona.

Në 4 ndeshje arritëm 2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. E lashë ekipin brenda objektivit. Kur shikoj që diçka nuk shkon mirë, largohem vetë. Po ikin trajnerë botërorë, por shkarkìmi im më duket emocional, pa asnjë bazë, i diktuar nga rrethana që s’kanë lidhje me hùmbjen.

Presidenti që më mbajti 5 vjet, pse ndryshoi mendim papritur?

Kam bërë detyrën dhe kam realizuar objektivin. Tani urimi im është që Veleçiku të qëndrojë në të Parën. Jam krenar që kam punuar për këtë ekip”, tha Duli.