HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETeuta me probleme, dy shkodranët humbasin edhe Luftëtarin

Teuta me probleme, dy shkodranët humbasin edhe Luftëtarin

Teuta vazhdon që të ketë probleme me mungesat javë pas jave. Në transfertën delikate me Luftëtarin në Gjirokastër, trajneri Blendi Shkëmbi ashtu si edhe në sfidën e shtëpisë që zhvilloi me Kukësin, me shumë gjasa nuk do të ketë dy shkodranët, Uendi Vecajn e Armando Vajushin.

Si Vecaj ashtu edhe Vajushi janë në fazë rikuperimi dhe me shumë gjasa mund të mos jenë as në 18-she për transfertën e radhës me gjirokastritët, pasi edhe stafi durrsak kërkon që t’u japë më shumë kohë dy lojtarëve, duke qenë se gara është e gjatë dhe ka shumë ndeshje përpara.

Ne fakt ne dyshim ka qene edhe shkodrani tjeter Hakaj i cili edhe ai ka patur nje demtim por duket se ate e ka kaluar dhe do te jete ne dispozicion te trajnerit Shkembi per sfiden e rradhes.

Gjithsesi, në vijën e parë nuk mungojnë alternativat në radhët e durrsakëve, sidomos me rikthimin në formë të Latif apo dhe me Bushiçin që tashmë është ambientuar në Durrës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments