Tirana ka arritur të fitojë kundër Teutës me rezultatin 3-0, në kuadër të javës së pestë të Superiores. Bardheblutë s’e kanë diskutuar në asnjë moment triumfin duke arritur avantazhin që në pjesën e parë.

Kampionët e Shqipërisë iu kanë falur tre golave të Redon Xhixhës dhe Florent Hasanit që i dhanë 3 pikë të rëndësishme kryeqytetasve. Pas kësaj ndeshje Tirana ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 8 pikë, kurse Teuta në të nëntin me 3 pikë.

Tirana-Teuta 4-0

Golat: Xhixha 43’, 59’, (pen) 90’+1, Hasani 49’

Tirana (4-2-3-1): Bekaj, Ismailgeci, Behiratche, Aleksi, Përgjoni (Gjumsi 72’), Deliu (Hila 78’), Limaj, Hasani, Kallaku (Berisha 78’), Xhixha, Patrick (Lulaj 67’) (në dispozicion: Lika, Kiri, Iseni, Zhivani) Tr: Orges Shehi

Teuta (4-2-3-1): Qirko, Marku, Kouros, Kotobelli, Idrizaj (Gjinollari 46’), Beqja, Karabeci, E. Vila (Oshafi 54’), Boçi (Fejzulla 71’), L. Vila (Çyrbja 85’), Hebaj (Kapllani 71’) (në dispozicion: Dema, Kurti, Elezi, Treni, Muka) Tr: Bledi Shkëmbi

Arbitër: Klodjan Prenga

Kartonë të verdhë: L. Vila 41’, Çyrbja 90’, Kotobelli 90