Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Theu akullin' në Korçë, Vllaznia me 'mision' edhe në Kukës

‘Theu akullin’ në Korçë, Vllaznia me ‘mision’ edhe në Kukës

Nga Endri ÇINARI

Vllaznia arriti të fitonte në javën e 9-të të Superiores. Shkodranët triumfuan në përballjen ndaj Skënderbeut në shifrat 0-2. Një takim plot vuajtje për kuqeblutë që arritën ta zgjidhnin ndeshjen vetëm në limite. Ku një autogol i korçarëve dhe goli i Delajt vendosën gjithçka.

Por kjo ishte edhe fitorja e parë jashtë fushe këtë sezon për Vllazninë, ku duhet të vinte java e 9-të që shkodranët të merrnin pikët e plota jashtë Shkodrës. Në të gjithë fazën e parë, kuqeblutë kanë marrë 3 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje. Duke pasur një ritëm të njëjtë, por jo të kënaqshëm të pikëve në këtë fazë.

Tashmë pas kësaj fitorje të marrë në qytetin juglindor, lind detyra që për ekipin e Memellit të krijohet një vazhdimësi. Duke nisur që nga ndeshja e kësaj jave kundër Kukësit. Ku tashmë pas fitores së fundit kundër Laçit në shifrat 1-0 edhe kuksianët duket se e kanë lënë pas periudhën e “errët”.

Ekipi do jetë sërish në transfertë dhe tani që “akulli u thye” në Korçë, kërkohet një sukses edhe në Kukës. Aspak i pamundur duke parë që diferencat mes ekipeve në kampionatin tonë thuajse nuk ekzistojnë dhe tashmë asnjë rezultat nuk sjell ndonjë surprizë të madhe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments