Terbuni mundi 2-0 Albanet ne ndeshjen e fundit, ate qe u luajt te shtunen ne stadiumin “Ismail Xhemali” te Pukes por trajneri i tij Altin Xhahysa nuk eshte shume i kenaqur me lojen e zhvilluar nga ekipi i tij sidomos ne pjesen e pare.

Ne nje prononcim per gazetarin Gani Pemaj, numri 1 i pankines pukjane gjithsesi thote se vlejne tre piket dhe tashme i gjithe fokusi do te jete i perqendruar tek ndeshja e rradhes, qe eshte shume e veshtire pasi do te luajne ne transferte me Ilirine.

“Normalisht që jam i kënaqur me fitoren, por sa i takon lojës më duhet ta them se nuk jam i kënaqur. Nga ekipi kërkova diçka tjetër në pjesën e parë, por ky është futbolli. Në fund të fundit, për ekipin por edhe për tifozët e rëndësishme ishte fitorja dhe kjo vlen më shumë se gjithçka.

Dalja e Filipit që në minutën e 5-të nga loja pati ndikimin e vet sepse dihen vlerat e këtij lojtari, gjithsesi ekipi krijoi raste por kur humben raste, ekipi kalon në pesimizëm, por gjithsesi ekipi gjeti forca dhe realizoi dy gola në pjesën e dytë.

Na presin ndeshje të vështira sepse e dimë se në këtë kampionat çdo ndeshje ka vështirësitë e veta, megjithatë unë jam i fokusuar tek ndeshja e rradhës, ajo me Ilirinë”./SHKODRA-SPORT.COM/