Pjesmarrja e ekipit të Vllaznisë në aktivitetin e sotëm me fëmijët autikë të shkollës speciale “3 dhjetori”, padyshim që u ka dhuruar shumë emocione fëmijëve autikë.

Në një prononcim për mediat kapiteni Gilman Lika bën thirrje njëkohësisht për më shumë mbështetje për këtë pjesë të shoqërisë.

“Besoj se është detyrë e gjithësecilit prej nesh të solidarizohet me këtë pjesë të shoqërisë.

Kur mora vesh se do isha pjesë e këtij aktiviteti, isha shumë i lumtur dhe e bëra me shumë dëshirë këtë gjë.

Të njëjtën ndjesi kanë patur edhe gjithë pjestarët e tjerë të Vllaznisë që ishin të pranishëm.

Thirrja ime është se të gjithë ne duhet të bëjmë shumë më tepër për këtë pjesë të shoqërisë.

Gjithësecili prej nesh duhet të japë kontributin e tij. Nëse në Shqipëri dhe në botë do të ekzistonte ndjesia e të bërit mirë dhe e ndihmës për njëri- tjetrin, besoj se nuk do të kishte uri në botë.

Nuk do të kishte njerëz me probleme në botë ose problemet e tyre do të zvogëloheshin në maksimum”- është shprehur Lika.
© shkodrasport.com