Në Amerikën Latine futbolli ka një shije ndryshe. Tifozët pa dyshim atje janë më të “çmendurit” dhe krijojnë atmosferë fantastike në çdo ndeshje, sidomos kur bëhet fjalë për finale e Kupës së Libertadores.

Të shtunën më 23 nëntor në stadiumin “Nacional” në qytetin e Santiago në Kilë do të mbahet finalja e Libertadorës, midis River Plate dhe Flamengo.

Ekipi I Flamengo të cilët në gjysëm finale eleminuan klubin e Gremio, do të tentojnë të zbresin nga froni kampionët në fuqi River Plate të cilën dhe këtë vit mposhtën rivalët e tyre të jetës Boca Juniors.

Sëfundmi ekipi brazilian Flamengo është nisur për në qytetin ku do të luhet finalje dhe atmosfera që kanë krijuar tifozët në përcjelljen e ekipit ka qenë fantastike. Me mijëra tifozë janë dyndur drejt aeroportit në të cëilën skuadra do të nisej dhe kanë përcjellë në çdo kilometër autobusin e skuadrës së tyre./newsport/