HomeKRYESORETifozët e Al Nassr-it nderojnë Ronaldon pas dënimit nga Federata, thërrasin në...

Tifozët e Al Nassr-it nderojnë Ronaldon pas dënimit nga Federata, thërrasin në kor emrin e tij dhe hapin banerin në minutën e 7-të

Cristiano Ronaldo nuk është i pranishëm në fushën e lojës mbrëmjen e sotme. Ylli portugez u dënua nga Federata për shkak të gjestit që kreu ndaj tifozëve kundërshtarë që e provokuan me emrin e Messi-t në ndeshjen e zhvilluar së fundmi.

Për këtë arsye 39-vjeçari është detyruar ta ndjekë përballjen e sotme kundër Al Hazemit nga tribuna.

Por tifozët e Al Nassr-it i kanë qendruar përkrahë, duke i dhënë mbështetjen e tyre të ngrohtë. Kur kronometri po maste minutën e 7 të takimit, tifozët nisën të thërrisnin në kor emrin e Ronaldos.

Gjithashtu, në atë çast u shpalos edhe një baner ku shkruhej: “CR7-a është golashënuesi më i mirë në botë”./Sport Ekspres/

https://x.com/freddyCR7LA/status/1763253418737402188?s=20

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments