Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në Korçë, pasi ka përfunduar ndeshja me fitoren e Dinamos ndaj Skënderbeut 0-1. Presidenti Ardian Bardhi është përplasur me tifozët vendas.
Ky tension erdhi nga tifozët korçarë, pasi ata nuk u pajtuan me arbitrimin. Kujtojmë se Dinamo fitoi me penalltinë e kthyer në gol nga Lorenco Vila gjatë pjesës së dytë.
Dhe pse përplasja nuk ka qenë fizike, palët nuk kanë kursyer tonet e larta dhe të ashpra. Pas kësaj fitore, Dinamo e sheh veten në vendin e katërt aktualisht, duke qenë në zonën e “final four”.
Në anën tjetër Skënderbeu qëndron në vendin e gjashtë me katër pikë më pak, duke qenë akoma aty në garë për një vend në katërshe. Ndeshjen e radhës Dinamo e luan ndaj Vllaznisë, teksa Skënderbeu pret në Korçë tjetër ekip të kryeqytetit, atë të Partizanit.