Ne Koplik ende nuk u ka ikur merzia nga arbitrimi shume i dobet ne ndeshjen e fundit Valbona- Veleçiku qe u fitua 1-0 nga vendasit, fale nje 11-metershi te kthyer ne gol prej tyre, por vendimi per akordimin e tij ka sjelle nje reagim te ashper te futbollisteve miq.
Ashtu siç kemi paralajmeruar, drejtuesit e Veleçikut ate moment e kane derguar edhe ne Federate, por nga ana tjeter, drejtori sportiv Nuri Rexha ne nje prononcim te dhene per mediat, ka arritur deri atje sa ta quaje domosdoshmeri vendosjen e VAR edhe ne kete kategori.
“Para takimi me Valbonën kërkova vetëm një gjykim të paanshëm. Është koha për një vëzhgim më të rrepte në Kategorinë e Dytë, pasi disa gjyqtarë po abuzojnë.
Vendosja e VAR-it po bëhet i domosdoshëm, për një gjykim sa më të drejtë. Jam i kënaqur me lojën e djemve, ku treguan shpirt gare, por nuk morëm çfarë dhamë në fushë”- eshte shprehur ai.
Tek Veleçiku nderkohe kane nisur pergatitjen per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luajne ndaj ekipit Albanet ne Koplik diten e shtune dhe ku padyshim qe objektivi do te jete vetem fitorja./SHKODRA-SPORT.COM/