Tirana humbi sot 1-0 në transfertë me Duddelange, sfidë e vlefshme për turin e parë të Champions League. Ndërkohë që dueli luhej në fushë, tifozët e Tiranës shkaktuan trazira në shkallët e stadiumit, duke u përplasur me njëri-tjetrin.
Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë për të qetësuar situatën, ndërsa tifozët problematikë janë nxjerrë jashtë stadiumit. Nuk dihet motivi i përplasjes mes ultrasve bardheblu, që bënë më shumë se 1 mijë kilometra për të qenë pranë skuadrës në Luksemburg.
Për fat asnjë i lënduar nga tifozët, me sfidën e kthimit që luhet në 12 korrik në 20:00 në Air Albania. Megjithate sjellja e sotme padyshim qe ka lene nje shije shume te hidhur tek te gjithe.
Ne fakt, duket se mes grupimeve te tifozeve te kesaj skuadre ka probleme dhe ndoshta kjo ka qene edhe arsyeja e perplasjes ne ndeshjen e sotme ne Luksemburg.