Vllaznia për meshkuj e ka nisur me fitore të thellë kampionatin. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ndaj Elbasanit në “Qazim Dervishi”, djemtë e trajnerit Bledar Gjeçaj kanë fituar thellësisht me rezultatin 114-47. Vetë rezultati tregon se kjo ndeshje nuk ka patur shumë histori përderisa është fituar me 67 pikë diferencë. Në këtë takim kanë luajtur dy nga tre blerjet e fundit të shkodranëve, Gjokoviç dhe Arra ndërsa nuk ka luajtur malazezi Krivokapiç të cilit nuk i ka mbërritur ende dokumentacioni nga skuadra e tij e mëparshme. Periodat kanë patur secila diferencë të madhe dhe konkretisht 29-12 e para, 29-15 e dyta, 31-7 e treta dhe 26- 13 e katërta. Nisja e kampionatit me fitore sigurisht që do t’i motivojë edhe më shumë basketbollistët e Vllaznisë të cilët në këtë sezon janë sërish ndër pretendentët kryesorë për fitimin e titullit kampion.
www.shkodrasport.com