Vllaznia ka fituar sot pasdite 1-0 ndaj Apolonise fale golit te shenuar nga mbrojtesi Dajan Shehi ne pjesen e dyte te ndeshjes dhe me kete trepikesh, ajo vazhdon te ruaje distancen prej 6 pikesh me ndjekesin e saj me te afert.

Por, nderkohe tifozet e kesaj skuadre vazhdojne te befasojne me parullat dhe banderolat e tyre ne mbeshtetje te skuadres. Pas asaj qe vendosen ne ndeshjen e kaluar, ate ndaj Laçit, ne ballkonin e nje apartamenti prane stadiumit “Loro Boriçi” ku shkruhej: “Ta bajme golin prej n’biçiklet”, sot kane vendosur nje banderole tjeter shume sinjifikative.

“Kush ka lind në 1919-ën, mësuesi juaj mbetet tanë jetën”- shkruhej ne te. Ajo eshte vendosur para fillimit te ndeshjes ne pjesen e tribunes perballe nga pjestaret e grupimit “Power 12”.

Keta te fundit jane duke u treguar shume aktiv ne mbeshtetjen e skuadres gjate gjithe kesaj periudhe. Dhe prej asaj çfare kane shkruar tek ajo banderole, kuptohet qarte se shkodranet duan t’u tregojne te gjitheve se “shkodranet jane mesuesit e gjithe te tjereve sepse kane krijuar te paret Vllaznine qe ne vitin 1919”./SHKODRA-SPORT.COM/