Federata shqiptare e Futbollit ka shtyrë gjitha ndeshjet e vlefshme për Kategorinë e Dytë dhe moshat, të cilat ishin në program për sot. Gjithçka është bërë me dije me anë të një njoftimi zyrtar.

Moti i keq ka përfshirë gjithë vendin,  duke e bërë të vështirë lojën e luajtur. Sfidat do luhen në një moment tjetër, me motin që mbase edhe mund të përmirësohet me kalimin e ditëve.

“Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike në të gjithë vendin Federata Shqiptare e Futbollit vendosi, që të gjitha ndeshjet e parashikuara për t’u luajtur sot (e diel), datë 14 shkurt 2021 të vlefshme për Kategorinë e Dytë dhe të gjitha nivelet e kampionatit të moshave nuk do të zhvillohen.

Data e zhvillimit të këtyre ndeshjeve do të njoftohen në ditët në vazhdim” – shkruan FSHF./newsport/