Thursday, February 5, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTETifozët lezhjanë të shumtë në numër drejt Librazhdit për të mbështetur Besëlidhjen...

Tifozët lezhjanë të shumtë në numër drejt Librazhdit për të mbështetur Besëlidhjen në sfidën ndaj Sopotit

Librazhdasit presin këtë javë kryesuesit e Besëlidhjes me një objektiv të qartë, fitoren dhe ngjitjen në krye. Ekipi i drejtuar nga trajneri Rraman Hallaçi nuk do ta ketë aspak të lehtë këtë mision.

Përveç mbështetjes së tifozërisë dhe premios së akorduar nga bashkia, Sopoti do të duhet të përballet edhe me disa mungesa të rëndësishme.

Nga ana tjetër, Besëlidhja ka shansin për ta “vrarë luftën” për kreun në Grupin A të Kategorisë së Dytë, me këtë finalen e parakohshme me rivalët e Sopotit. Ndeshja luhet në transfertën e Librazhdit, por të besuarit e trajnerit Elvis Plori nuk do të jenë vetëm.

Tifozët lezhjanë kanë nisur organizimin, pasi klubi ka vendosur autobusë falas për udhëtimin e tyre. Sipas njoftimit, nisja bëhet të shtunën, ora 10:00, para ambienteve të Bashkisë Lezhë.

Tek të gjithë tifozët, por edhe pjestarët e skuadrës së Besëlidhjes ka shumë besim për një rezultat pozitiv në këtë sfidë shumë delikate, por njëkohësisht edhe të rëndësishme për të dy skuadrat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments