Vllaznia do të luajë të premten kundër Skënderbeut, ndeshje e vlefshme për javën e 22-të të Superiores. Një transfertë e vështirë për ekipin shkodran ku do të tentohet të merret maksimumi.

Megjithatë edhe korçarët gjenden në të njëjtat pozita, teksa nevoja për pikë merr përmasa jetike ngaqe ata ndodhen per momentin ne vendin e fundit te tabeles se renditjes.

Shkodranët shkojnë në këtë transfertë me një “armë” më shumë. Tifozët kuqeblu kanë nisur të bëhen gati teksa në rrjetet sociale bëjnë thirrje për mbështetje masive.

“A jeni gati për Korçë?”, shkruhej në një nga faqet që menaxhohet nga ultrasit kuqeblu. Problemi i vetem per tifozet shkodrane eshte dita e zhvillimit te ndeshjes.

Ata jane te pakenaqur me te premten ngaqe eshte dite pune dhe si rrjedhoje ata qe jane te angazhuar, nuk do munden te udhetojne drejt Korçes. Megjithate eshte e sigurte se tifozet e Vllaznise nuk do te mungojne ne stadiumin “Skenderbeu”.