Herald Marku është një nga lojtarët e Partizanit që u transferua me shumë bujë te kryeqytetasit. Megjithatë mesfushori i njohur ende s’ka mundur të tregojë potencialin e tij.

Te Vllaznia vjet ishte pikë referimi, ndërsa te 16-herë kampionët e vendit më shumë ka qenë në stol. Megjithatë duket se Marku nuk ka talent vetëm futbollin, por edhe këngën.

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, ai shfaqet duke kënduar, ndërkohë që të pranishmit në sallë e duartrokasin dhe brohorasin.

Sakaq pranë tij gjendet edhe Erdenis Gurishta, mbrojtësi i linjës së Vllaznisë. Ata te dy gezojne nje maredhenie te shkelqyer me njeri- tjetrin dhe si rrjedhoje shihen shpeshhere bashke.