Skuadra e futbollit të femrave të Vllaznisë luan sot në Londër ndeshjen e dytë në grupet e Ligës së Kampioneve përballë ekipit të Çeslit.

Vajzat kuqeblu luajnë një ndeshje ku nuk do të mungojë mbështetja e tifozerisë shkodrane.

Shumë tifozë me shallet kuqeblu janë shfaqur në stadiumin “Kingsmeadow” për të ndjekur ndeshjen dhe kanë pritur autobusin e vajzave të Vllaznisë në hyrje të impiantit.

Mes tyre, binte në sy edhe Xhevahir Broja, babai i Armando Brojës, i cili kishte ardhur të ndiqte këtë sfidë shumë speciale për të.