Në “Elbasan Arena” duke nisur që nga ora 19:00 do të luhet edhe finalja e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Egnatias. Një sfidë mjaft e rëndësishme e cila do të vendos përballë dy ekipet që këmbëngulin për trofeun.

Fituesi i Kupës siç është bërë tashmë traditë merr edhe një shpërblim nga FSHF-ja. Në fakt shuma që përfiton ekipi fitues nuk ndryshon prej vitit 2002. Në këto kushte 50 milionë leke do të shkojnë në “arkat” e skuarës fituese.

Kujtojmë se Tirana dhe Partizani e përfunduan këtë sezon me pikë të barabarta, por përballjet direkte kanë penalizuar bardheblutë, të cilët nuk ia dolën dot të shpallen kampionë për herë të dytë rresht.

Tashmë te Kupa kërkojnë të “ngushëllohen”, ndërkohë Egnatia u renditet e 3-ta duke siguruar për herë të parë në histori edhe një vend në garat europiane.